Festimi i 2 Gushtit, Ilinden – Dita e Republikës në manastirin “Shën. Prohor Pçinski”

2 Gusht 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e festimit të 2 Gushtit, Ilinden – Dita e Republikës, sot e vizitoi manastirin “Shën. Prohor Pçinski”, ku është mbajtur Mbledhja e parë e Kuvendit Antifashist i Çlirimit Kombëtar të Maqedonisë dhe vendosi lule të freskëta para pllakës përkujtimore të KAÇKM-së.

Në manastirin “Shën. Prohor Pçinski” Presidentja Siljanovska Davkova u mirëprit nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas së cilës të dy presidentët, të shoqëruar nga mitropoliti i Vranjës, z. Pahomije, e vizituan kompleksin e manastirit.

Presidentja Siljanovska Davkova dhe Presidenti Vuçiq kishin takim bilateral ku u konfirmuan marrëdhëniet miqësore tradicionale midis dy vendeve.

Në deklaratën për mediat Presidentja Siljanovska Davkova shprehu falënderim për mikpritjen, duke e theksuar rëndësinë historike të manastirit “Shën. Prohor Pçinski” dhe të KAÇKM-së, dhe vlerësoi se marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve janë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë në kuptimin e vërtetë të fjalës, marrëdhënie pas të cilave qëndron dëshira për solidaritet, për ndihmë dhe për bashkëpunim të qëndrueshëm.

“Falënderim për mirëkuptimin, sepse është me të vërtetë e logjikshme që ta festojmë ditën aty ku ka ndodhur. Ditë të tilla ka edhe Serbia, përmendore, dhe mendoj se të njëjtën gjë duhet ta vazhdojmë ta bëjmë edhe ne. Ndoshta një ditë mendoj se është më mirë ta rregullojmë këtë marrëdhënie me nënshkrim të një marrëveshjeje. Atëherë do të japim me të vërtetë një shembull të mirë. Unë jam, siç e dini mbështetës i madh i bashkëpunimit rajonal. Jam e bindur se nëse nuk kuptohemi me njëri-tjetrin dhe nëse nuk e ndihmojmë njëri tjetrin, nuk mund të presim të kuptohemi nga të tjerët. Prandaj, duhet të bëjmë gjithçka që t’i zgjidhim problemet midis nesh, të mos lejojmë turmat e gjelbra të vendosin, sepse jo rastësisht jetojmë përkrah njëri-tjetrit”, tha Presidentja Siljanovska Davkova, e cila shprehu falënderim edhe për ndihmën që e jep Serbia në shuarjen e zjarreve.

Në përbërjen e delegacionit shtetëror-kishtar të cilin e udhëhoqi Presidentja Siljanovska Davkova në festimin në manastirin “Shën. Prohor Pçinski” ishin nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe ministri për Marrëdhënie midis Bashkësive, Ivan Stoillkoviq, ambasadori maqedonas në Republikën e Serbisë, Nikolla Tupançevski, përfaqësuesit e Lidhjes së luftëtarëve, Naum Burevski dhe Snezhana Nestorovska dhe mitropoliti i Kumanovës dhe Osogovisë Grigorij.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....