Nxënësit nga shkollat nëntëvjeçare “Kuzman Josifovski Pitu” nga Komuna Kisella Voda, “Koço Racin” nga Komuna e Petrovecit, “Koço Racin” nga Komuna Qendër, “Llazo Trpovski” dhe “Jan Amos Komenski” nga Komuna e Karposhit ka vizituar sot Kabinetin e Presidentit dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit solemn të flamurit Shtetëror.
Ky akt domethënës, i kryer nga pjesëtarët e Batalionit të Nderit, me qëllim respektimin e flamurit maqedonas si simbol dhe përfaqësues të shtetit, ishte një mundësi unike që nxënësit, në prani të Presidentes Gordana Siljanovska Davkova, t’i ndiejnë vlerat dhe rëndësinë e simboleve shtetërore.
Në takimin me Presidenten Siljanovska Davkova, nxënësit e shkollave nëntëvjeçare i shkëmbyen përshtypjet e tyre nga ceremonia, si dhe interesat e tyre për funksionimin e përgjithshëm të institucionit.
Presidentja shprehu kënaqësinë për vizitën e sotme të nxënësve, duke theksuar rëndësinë e aktit të sotëm të respektimit të flamurit maqedonas dhe në përgjithësi të simboleve shtetërore.
“U përballova me pyetje të panumërta të papritura: nga ajo për peshën e funksionit të presidentit, nëpërmjet një dite të presidentit, deri te pyetja nëse do t’i nderoj duke i vizituar shkollat e tyre”, theksoi Presidentja.
Gjatë qëndrimit në Kabinet, të ftuarit e sotëm i vizituan edhe ambientet ku mbahen takime, ceremoni, takime zyrtare dhe pune.