Rruga maqedonase drejt Be-së është peng i bilateralizimit të zgjerimit – takimi Siljanovska Davkova me Presidentin sllovak Peter Pelegrin

12 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në suazat e pjesëmarrjes në Samitin për ndryshimet klimatike (KOP29) në Baku, u takua me Presidentin e Republikës së Sllovakisë, Peter Pelegrini.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, për ivrointegrimet maqedonase, si dhe mbi nevojën e qasjes së përbashkët rajonale në tejkalimin e sfidave globale.

Në takim, Presidenti sllovak vlerësoi se evrointegrimet maqedonase janë peng i bilateralizimit të zgjerimit të BE-së, ndërsa theksoi se Sllovakia është mbështetëse e fortë e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe Bratislavae ka kritikuar bllokimin e evrointegrimet maqedonase në shumë takime të Këshillit të BE-së.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se e vlerësojmë shumë mbështetjen e deritanishme të Sllovakisë në rrugën për evrointegrimet maqedonase dhe shprehu bindjen se ndihma e ndërsjellë do të vazhdojë edhe në pjesën e mëtejshme të procesit të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian.

Presidentja shprehu kënaqësinë për zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve maqedonase-sllovake dhe shprehu bindjen për bashkëpunim edhe më të suksesshëm dhe më të frytshëm në periudhën në vijim. Si aleate në NATO, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu besimin për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në mbrojtje dhe në siguri.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...