Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të OKB-së

21 Shtator 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të qendrojë në një vizitë pune të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të marrë pjesë në Sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Presidentja Siljanovska Davkova do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm dhe do të marrë pjesë në disa samite, forume lidershipi dhe takime të nivelit të lartë të mbajtura me rastin e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së. Presidentja Siljanovska Davkova do të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ndërsa janë planifikuar edhe takime të tjera bilaterale me udhëheqës botërorë.

Tema e sesionit të këtij viti është “Më mirë së bashku: 80 vjet e më shumë për paqen, zhvillimin dhe të drejtat e njeriut”.

Gjatë vizitës së saj të punës në Shtetet e Bashkuara, Presidentja Siljanovska Davkova do të vizitojë edhe Detroitin.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...