Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Konferencën e katërt ndërkombëtare për financimin e zhvillimit në Sevilje

29 Qershor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës dhe do të mbajë fjalim në sesionin e parë plenar të Konferencës së katërt ndërkombëtare për financimin e zhvillimit (FfD4), që do të mbahet në Sevilje nën organizimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sonte ajo do të marrë pjesë në pritjen zyrtare, që  për shefat e delegacioneve e organizojnë mbreti i Spanjës, Felipe VI dhe mbretëresha Leticia.

Qëllimi i tubimit të liderëve është gjetja e zgjidhjeve për ballafaqim me sfidat financiare në përmbushjen e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe Agjendës 2030, reformimin e arkitekturës ndërkombëtare financiare dhe nxitjen e investimeve nga sektori privat.

Në këtë konferencë, ku është paralajmëruar pjesëmarrja e pesëdhjetë shefave të shteteve dhe qeverive, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, komuniteteve të biznesit dhe shoqërisë civile, duhet të miratohet “Marrëveshja nga Sevilja”.

Në kuadër të kësaj vizite është paraparë që presidentja Siljanovska-Davkova të mbajë takim të dyanshëm me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...