Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Konferencën e Tretë të KB-së për Oqeanin (UNOC3) në Nicë

8 Qershor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova prej sot po qëndron për vizitë pune në Nicë, të Francës, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Tretë të Kombeve të Bashkuara për Oqeanin (UNOC3).

Gjatë konferencës Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në pritjen për nder të mysafirëve të lartë e organizuar nga presidenti i Republikës së Francës, Emanuel Makron.

Ajo do të jetë pjesë e ceremoNicë së hapjes së Dekadës për Shkencat Kriosferike, në praninë e drejtoreshës së përgjithshme të UNESKO-s, Odri Azule, si dhe prezantimit të rekomandimeve nga ngjarjet speciale të UNOC3 (Kongres për Shkencë Oqeanike, Forum për ekonomi gri dhe financa, Samit për rritje të nivelit të detit dhe rezistencë bregdetare) para shefave të shteteve dhe qeverive në “Agora Neptun” në praninë e presidentit të Republikës së Francës.

Presidentja Siljanovska-Davkova do të flasë në kuadër të Konferencës së Tretë të Kombeve të Bashkuara për Oqeanin (UNOC3), për mbështetje të zbatimit të qëllimit 14 për: Ruajtje dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të oqeaneve, deteve dhe burimeve detare për zhvillim të qëndrueshëm.

Në ceremoni të veçantë, Presidentja Siljanovska-Davkova do ta nënshkruajë Marrëveshjen në kuadër të Konventës së OKB-së për të drejtën e detit për ruajtje dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar në sferat jashtë juridiksionit kombëtar (BBNJ), të miratuar në Nju Jork më 19 qershor të vitit 2023.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...