Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti në takim Shefin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Ambasadorin Michalis Rokas, i cili i dorëzoi asaj Raportin e Progresit të Komisionit Europian për vitin 2026.
Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se janë arritur rezultate të prekshme dhe konkrete. Të dy mirëpritën njohjen e vendit si një nga më të suksesshmit në përmbushjen e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes në Ballkanin Perëndimor.
Ambasadori Rokas vuri në dukje dobësitë e identifikuara dhe nevojën për reforma të përforcuara në sundimin e ligjit, gjyqësorin dhe luftën kundër korrupsionit.
Sipas Presidentes Siljanovska Davkova, niveli i rritur i gatishmërisë në kapitujt 10 (Transformimi Digjital dhe Mediat) dhe 26 (Arsimi dhe Kultura), si dhe progresi i regjistruar në shkencë dhe kërkim dhe politikën e përbashkët të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, dëshmojnë për kapacitetin institucional të manifestuar dhe të provuar të vendit në përmbushjen e standardeve europiane.
Ajo pret që finalizimi i udhërrëfyesve për sundimin e ligjit dhe reformën e administratës publike, si dhe Plani i Veprimit për Mbrojtjen e Minoriteteve, të sjellin ndryshime dhe përparim të dukshëm në Klasterin “Bazat”.
Në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se do të vazhdojë të veprojë reformiste, duke kontribuar në forcimin e demokracisë.
Presidentja Siljanovska Davkova kujtoi se raporti du






