Siljanovska Davkova e priti në Ohër Presidentin e Shqipërisë Begaj

12 Korrik 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e priti sot në vilën “Biljana” në Ohër Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, që është në vizitë pune në vend.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur miqësinë e krijuar dhe marrëdhëniet e mira dypalëshe midis dy vendeve. Ata u ranë dakord se lidhja rajonale infratrukturore është mënyra më e mirë për të thelluar bashkëpunimin midis dy vendeve. Ndër projektet kryesore në këtë fushë është Korridori 8, që duhet të jetë një nga prioritetet që do të mundësojnë komunikim më të lehtë midis vendeve në rajon.

Të dy presidentët kanë treguar shpresën se si fqinjë, të dy vendet mund të arrijnë sukses në mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, natyrës dhe pasurisë së përbashkët natyrore. Ekziston mundësia që këto aktivitete të financohen përmes fondeve europiane, të disponueshme përmes aplikimeve të përbashkëta nga të dy vendet.

Pasditen e sotme, Presidentja Siljanovska Davkova dhe Presidenti Bajram Begaj vizituan disa nga vlerat e lashta të Ohrit që mahnisin me autenticitetin dhe bukurinë e tyre, duke filluar nga Çinari, duke vazhduar me Xhaminë Alipasha, pastaj monumentin e Shën Klementit, shtëpinë e familjes Robevci, muzeun e letrës dhe kishën “Shën Sofia” – secila prej tyre, një simbol i përhershëm i spiritualitetit, artit, traditës dhe historisë.

Përmes dialogut kulturor, përforcohen urat e afrimit, besimit, miqësisë, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...