Siljanovska Davkova e priti në takim aktorin Edmond Sotir

5 Qershor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova realiyoi një takim me Edmond Sotirin, aktor, themelues dhe organizator i festivalit “Vera Kulturore Maqedonase”, që këtë vit do të mbahet për herë të 20-të në Prespë, Komuna e Pustecit në Shqipëri.

Duke uruar përvjetorin e dy dekadave, Siljanovska Davkova theksoi se festivali është jashtëzakonisht i rëndësishëm, jo ​​vetëm për maqedonasit që jetojnë në Shqipëri, por edhe për të gjithë maqedonasit kudo që janë. Me atë, siç tha ajo, pavarësisht të gjitha sfidave të pakicës maqedonase në Shqipëri, kultivohet tradita, kultura dhe identiteti maqedonas, përtej kufijve të vendit.

Në këtë takim, aktori Sotir e informoi presidenten me programin që është përcaktuar deri më tani dhe theksoi se edicioni i këtij viti i festivalit “Vera Kulturore Maqedonase” do të hapet më 1 korrik me pjesëmarrjen e muzikantit dhe profesorit mjeshtëror Dragan Dautovski.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu edhe për sfidat financiare me të cilat përballet festivali, si dhe për mospërputhjen dhe ndërprerjen e mbështetjes nga institucionet shtetërore maqedonase dhe ato shqiptare.

Duke theksuar gatishmërinë për mbështetje, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se do të gjejë një modul për ta dekoruar festivalin për kontributin e tij të veçantë në promovimin e kulturës maqedonase jashtë vendit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...