Siljanovska Davkova e priti në takim Kryetarin e Komunës së Tetovës, Kasami

16 Korrik 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, i cili e ftoi në mbrëmjen maqedonase në kuadër të manifestimit të sivjetmë kulturor, artistik dhe sportiv “Tetova feston – Vera kulturore Tetova 2025”.

 

Në këtë takim, kryetari i Komunës së Tetovës Kasami prezantoi angazhimet e tij për zhvillimin dhe afirmimin e dimensionit kulturor dhe sportiv, me qëllim të përmbushjes së nevojave të të rinjve dhe përforcimit të respektit të ndërsjellë.

Gjithashtu, kryetari Kasami e informoi Presidenten Siljanovska Davkova lidhur me ndërtimin e pishinave shkollore dhe potencoi rëndësinë e ndërtimit të impiantit të filtrimit përmes fondeve IPA, si më i rëndësishmi për mbrojtjen e ujërave.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e zgjidhjes së problemeve lidhur me të rinjtë, mjedisin jetësor dhe ekologjinë, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror.

Për Presidenten Siljanovska Davkova, vetëqeverisja lokale paraqet çelësi në zgjidhjen e çështjeve më të rëndësishme të qytetarëve lidhur me vendndodhjen dhe zhvillimin e demokracisë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit