Siljanovska-Davkova i priti amerikanët që janë në pelegrinazh në vendin tonë

21 Qershor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti një grup qytetarësh amerikanë të udhëhequr nga Majk Zafirovski, të cilët janë në pelegrinazh në vendin tonë duke filluar nga sot.

Duke shprehur mirënjohje të madhe për pritjen, anëtarët e shquar dhe të respektuar të shoqërisë amerikane e njohtuan presidenten me motivin dhe frymëzimin për të vizituar vendin, si një nga tre destinacionet e tyre të pelegrinazhit, së bashku me Greqinë dhe Turqinë, duke theksuar se e shohin Maqedoninë si një thesar shpirtëror dhe kulturor me një traditë dhe trashëgimi të pasur historike.

Duke përshëndetur zgjedhjen e tyre për pelegrinazh, Siljanovska-Davkova u uroi atyre suksese dhe shprehu besimin se do të marrin me vete kujtime dhe përshtypje të paharrueshme të autenticitetit të vendit tonë dhe veçanërisht të Ohrit, si pjesë e mozaikut biblik dhe qytetërues. Si anëtarë të Kishës Episkopale, e cila gëzon prestigj të madh në shoqërinë amerikane, presidentja beson se me misionin e tyre, duke njohur diversitetin dhe duke promovuar paqen dhe besimin, ata do të kontribuojnë në forcimin e vlerave të solidaritetit, tolerancës dhe unitetit shpirtëror. Siljanovska-Davkova theksoi rolin e rëndësishëm të diasporës maqedonase në ndërtimin e lidhjeve të ngushta midis shoqërisë amerikane dhe asaj maqedonase, si vlerë e shtuar në partneritetin tonë strategjik me ShBA.

Ajo shprehu mirënjohje ndaj Majk Zafirovskit për lidhjet e tij të vazhdueshme me atdheun, përpjekjet e tij përmes “Maqedonisë 2025” për të afirmuar dhe promovuar vendin, si dhe përkushtimin e tij ndaj projekteve që stimulojnë rritjen e ekonomisë maqedonase.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale në botë dhe dëgjuan pikëpamjet e presidentes mbi sfidat dhe problemet globale me të cilat përballet vendi ynë në aspektin e politikës së jashtme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit