Siljanovska Davkova: Kultura është resursi më i fuqishëm i kombeve të vogla dhe duhet t’i jepet vendi që i takon në diplomacinë

22 Maj 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në cilësinë e mikpritëses, u drejtua në sesionin e tretë të Forumit për Diplomaci Kulturore që mbahen në organizim të ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Ivanov.

Në këtë sesion u drejtuan: ish-presidenti Gjorgje Iavanov, ish-presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus, ish-presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozkir, Rozeta Epifani nga Kabineti i presidentit të Këshillit të Ministrave të Italisë, si dhe Henri Xhons, president i COFR Technologies dhe këshilltar i sekretarit të shtetit të Arkansasit.

Si përpjekëse dhe mbështetëse e diplomacisë kulturore, presidentja Siljanovska-Davkova potencoi se kultura paraqet një mjet të fuqishëm paqeruajtës diplomatik të shfrytëzuar në mënyrë të pamjaftueshme jo vetëm të shteteve të mëdha, por edhe të shteteve të vogla.

Presidentja e njeh artin si instrument i rëndësishëm i mirëkuptimit, besimit dhe miqësisë midis shteteve dhe kombeve. Sipas saj, sukses i madh për një shtet dhe një kulturë paraqet fitimi i respektuesve, anëtarëve të kombeve të tjera.

Duke theksuar rëndësinë e diplomacisë kulturore, presidentja iu referua perceptimit të botës nga Goce Dellçevi si një fushë për garë kulturore midis kombeve, duke njohur Goce Dellçevin si themelues i diplomacisë kulturore maqedonase.

Pjesëmarrësit diskutuan për shanset e shteteve të vogla që të ndikojnë mbi zgjidhjen e sfidave globale përmes diplomacisë kulturore.

Debati në fjalë rezultoi me propozime për reformimin e OKB-së, sa i përket shpërndarjes së pushtetit duke rritur rolin e Asamblesë së Përgjithshme në procesin e vendimmarrjes dhe zgjerimit të anëtarëve të Këshillit të Sigurisë.

Të vetëdijshëm për fuqinë e kufizuar të shteteve të vogla, dominimin e politikës reale në raportet ndërkombëtare dhe konfliktin në rritje midis forcës, ligjit dhe drejtësisë, pjesëmarrësit kanë rënë dakord se nevojiten zgjidhje alternative për ndikim, ku mes të tjerave lidhja dhe bashkëpunimi rajonal si mënyra e mundshme e ndryshimeve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska-Davkova në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

Siljanovska-Davkova në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nga sot gjendet në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit, ku nesër, të mërkurën, më 28 maj, do të takohet me Presidentin Kasim Zhomart Tokajev dhe do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar Astana 2025. Të enjten, më 29 maj,...