Siljanovska Davkova: Mangësitë sistemike në zbatimin e Konventës së Stambollit kërkojnë qasje sistemike në eliminimin e tyre

1 Dhjetor 2025 | Kumtesat

Përveç mbrojtjes formale, mbrojtja reale e grave nga dhuna është e nevojshme, tha Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në seancën publike dëgjimore lidhur me zbatimin e Konventës së Stambollit, të mbajtur nga Komisioni Parlamentar për Mundësi të Barabarta për Gratë dhe Burrat.

Sipas saj, Raporti i Zyrës së Auditimit të Shtetit jep diagnozë të saktë të situatës reale dhe zbulon mangësitë sistemike gjatë zbatimittë Konventës së Stambollit.

Rekomandimet e saj kryesore janë: miratimi urgjent i Strategjisë Kombëtare 2026 – 2033; zgjerimi i rrjetit të strehimoreve; ofrimi i mbështetjes financiare afatgjate për viktimat; futja e standardeve në ofrimin e shërbimeve nga qendrat sociale; punësimi i stafit të përshtatshëm profesional dhe trajnimi i tyre i vazhdueshëm, si dhe licencimi më i shpejtë i linjave SOS. Ajo konsideron se programet e trajtimit psikosocial janë të nevojshme jo vetëm për viktimat, por edhe për autorët e krimeve.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi nevojën për kritere të qarta në shpërndarjen e financave, bazuar mbi analizë paraprake të kostove.

Politika penale në lidhje me dhunën në familje dhe femicidin duhet të shtrëngohet, theksoi ajo.

Presidentja Siljanovska Davkova paralajmëroi se gratë mbeten të pambrojtura në një moment kritik si rezultat i mosfunksionimit dhe mungesës së koordinimit të institucioneve. Si rezultat, femicidi rritet, mosbesimi institucional thellohet dhe besueshmëria jonë në përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare minohet.

Duke treguar statistikat shkatërruese të Ministrisë së Brendshme mbi numrin e viktimave, pjesëmarrësit në debatin publik avokuan për ndryshime sistemike që synojnë parandalimin e dhunës në familje, si dhe për përgjigje të përshtatshme ndaj krimeve që lidhen me dhunën.

Në këtë seancë u drejtuan Presidentja e Komisionit, Zhaklina Peshevska, Zëvendëskryetarja e Parlamentit, Vesna Bendevska, Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, dhe Ndihmësja e Kryeauditorit të Shtetit, Katerina Çaloska Aleksovska.

Në diskutim morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore në nivel kombëtar dhe lokal, sektorit të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u takua me Presidentin malazez Millatoviq

Siljanovska Davkova u takua me Presidentin malazez Millatoviq

Miqësia tradicionale, mbështetja dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, si dhe qëllimi i përbashkët strategjik për anëtarësim në BE karakterizojnë marrëdhëniet maqedonase-malazeze, ishte përfundimi i takimit të sotëm midis Presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe...