Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori pjesë sot në Ohër, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy, në pranimdorëzimin e donacionit për Institutin Hidrobiologjik – Ohër nga Agjencia Turke e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit, TIKA.
Përveç automjetit fuoristradë, TIKA mundësoi rinovim dhe pajisje të plotë të laboratorit dhe ambienteve ndihmëse në departamentet e fitoplanktonit dhe zooplanktonit. Me këtë, siç theksoi Presidentja Siljanovska Davkova, do të kapërcehen problemet kronike me të cilat përballet Instituti Hidrobiologjik – Ohër. Ajo shprehu mirënjohje për Turqinë mike dhe TIKA-n për aktin fisnik të mbështetjes së shkencës dhe mbrojtjes së Liqenit të Ohrit. Në të njëjtën kohë, Presidentja Siljanovska Davkova inkurajoi institucionet shtetërore të ndjekin shembullin e TIKA-s.
“Pres që kjo mbështetje e rëndësishme ta frymëzojë shtetin, meqenëse është më përgjegjës, të ketë pjesën e vet në plotësimin e 10 departamenteve”, shtoi presidentja.
Për të, ky veprim i TIKA-s lë hapësirë për bashkëpunim më të gjerë dhe më të thellë maqedono-turk në fusha të tjera: në ekonomi, arsim, kulturë dhe turizëm.
Drejtoresha e Institutit Hidrobiologjik – Ohër, Orhideja Tasevska, theksoi se donacioni i TIKA-s përfaqëson shtysë të re për punë të mëtejshme shkencore të përkushtuar dhe të përgjegjshme.
Për Presidentin e TIKA-s, Abdullah Eren, ceremonia e sotme përforcon marrëdhëniet miqësore maqedonase-turke.
Ambasadori i Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy, theksoi se të dy vendet kanë një traditë të marrëdhënieve të mira. Duke vënë në dukje se maqedonasit, turqit, shqiptarët dhe të tjerët jetojnë së bashku në Ohër, ai shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar të kontribuojë në mbrojtjen e qytetit dhe bukurive të tij natyrore.
Në vazhdim është fjalimi integral i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova.
Vetëm të theksoj – nëse këtu thuhet “Nga zemra e popullit turk”, kjo mbështetje është vërtet “mbështetje zemërthyes” për mua. Dhe edhe një herë, nga thellësia e zemrës sime, faleminderit.
Nuk e di kush është më i emocionuar sot, drejtori apo unë.
I nderuar President i TIKA-s, Z. Abdullah Eren,
I nderuar Ambasador i Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy,
E nderuar drejtoreshë,
Të nderuar të pranishëm,
I nderuar Kryetar i Këshillit të Komunës së Ohrit,
I nderuar Konsull Nderi,
Është vërtet një kënaqësi e veçantë për mua që jam këtu sot.
Vetëm tre muaj më parë, biseduam në sallën madhështore “Shën Sofia”, duke festuar 90 vjetorin e themelimit të Institutit Hidrobiologjik, institucionit më të vjetër kërkimor shkencor maqedonas. Shikuam historinë, sukseset e mëdha dhe theksuam edhe sfidat me të cilat përballet ky institucion i rëndësishëm.
Ky donacion tregon dhe vërteton edhe një herë se shkenca dhe etika janë të pandashme. Dhe e konsideroj këtë veprim të TIKA-s si një veprim etik, për të kuptuar se çfarë do të thotë shkenca, jo vetëm për punonjësit, por edhe për mua, por edhe për ta.
Jam e lumtur dhe pres, pikërisht falë donacionit të TIKA-s, nga Republika mike e Turqisë, t’i kapërcejmë problemet e mëdha me të cilat përballet Instituti Hidrobiologjik – Ohër. Ky është një donacion i vlefshëm, një investim i vlefshëm që synon rinovimin dhe pajisjen e laboratorit dhe ambienteve ndihmëse, për aq sa isha e informuar si në departamentin e fitoplanktonit ashtu edhe në departamentin e zooplanktonit, si dhe në automjetin e sipërpërmendur fuoristradë.
TIKA ka dëshmuar edhe një herë me vepër, jo vetëm me fjalë, mbështetje të madhe, jo vetëm për Institutin, por edhe për qytetarët maqedonas, për shtetin maqedonas, për të cilën jam edhe një herë mirënjohëse.
Sigurisht, siç e ka thënë edhe Presidenti i TIKA-s, ka vend për bashkëpunim më të gjerë dhe më të thellë maqedono-turk në shumë fusha të tjera, në ekonomi, në arsim, përsëri në kulturë, në turizëm, dhe sigurisht e gjithë kjo do ta forcojë miqësinë tonë tashmë të fortë.
Pres që kjo mbështetje e rëndësishme ta frymëzojë shtetin, meqenëse është më përgjegjës, të marrë pjesën e vet në investimin dhe plotësimin e personelit në 10 departamente, sepse secili prej tyre ka nevojat dhe prioritetet e veta, përveç atyre të përbashkëta!
Së fundmi, i uroj Institucionit, pra punonjësve, shëndet të mirë fizik dhe shpirtëror, të nevojshëm për suksese të mëdha arsimore dhe shkencore.
Uroj që TIKA të vazhdojë misionin e saj human dhe fisnik, dhe i uroj të gjithëve liqene të pastra, një liqen të pastër me florë dhe faunë të shëndetshme! Liqeni është më i vjetër se ne, e trashëguam liqenin dhe duhet t’ua lëmë brezave të ardhshëm.
Ju faleminderit.





