Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot pranoi letrat kredencialet e Ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Indonezisë, Listiana Operananta, me seli në Sofje, në një ceremoni solemne.
Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë për dinamikën e marrëdhënieve dypalëshe, të vendosura më 25 maj 1993, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në nivel politik, në organizatat ndërkombëtare, si dhe në fushën e ekonomisë.
Në këtë takim, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi rolin e rëndësishëm të Konsullit të Nderit të Indonezisë, Sashko Kedev, në përforcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, si një nga arsyet e dhënies së Urdhrit “8 Shtatori”.
Ajo theksoi rëndësinë e dialogut midis grupeve parlamentare maqedonase dhe indoneziane për zhvillimin e demokracisë në të dy vendet.
Sipas saj, të dy vendet janë të njohura për bukuritë e tyre të jashtëzakonshme natyrore dhe trashëgiminë e pasur kulturore, e cila përfaqëson një bazë të shkëlqyer për intensifikimin e bashkëpunimit kulturor dhe zhvillimin e turizmit. Ajo shprehu mirënjohjen e saj për bursat për studentët maqedonas në kuadër të programit Darmasisva.
Presidentja Siljanovska Davkova i uroi ambasadores Listiana Operananta suksese në kryerjen e funksionit të saj të përgjegjshëm diplomatik.





