Siljanovska Davkova në KOP29: Vendet duhet të kenë qasje te fondet për aksion klimatik para anëtarësimit në BE

12 Nëntor 2024 | Fjalimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në suazat e pjesëmarrjes në Samitin për ndryshime klimatike (KOP 29) në Baku, sot mbajti fjalim në seancën e parë plenare të segmentit për nivel të lartë për shefat e shtetve dhe qeverive.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentes Siljanovska Davkova:

I nderuar zoti President, Shkëlqesi, zonja dhe zotërinj,

Më lejoni të falënderoj Republikën e Azerbajxhanit dhe Presidentin Aliev për organizimin e kësaj konference shumë të rëndësishme sipas meje.

U mblodhëm në KOP 29 në mes të luftës.  Lajmi i mirë është, siç do të thoshte dikush, fakti që agresori po pëson humbje të mëdha dhe ndoshta do ta humbë luftën. Lajmi i keq është se agresori është vetë njerëzimi, me sistemet e tij të paqëndrueshme prodhuese dhe me shprehitë konsumuese.

Nëse nuk e mbajmë ngrohjen globale nën 1.5 gradë deri në vitin 2050, në vend të qëndrueshmërisë dhe rritjes, do të duhet të mendojmë për vende të përshtatshme për vendbanim dhe mbijetesë. Në këtë luftë kundër natyrës, më shpesh vuajnë të pafajshmit, fëmijët, popullatat e lëndueshme dhe popujt e vegjël në zhvillim.

Të vendosur në një nga rajonet klimatike më të cenueshme në botë, Mesdhe, ne duhet t’i përshtatim sigurinë, mbrojtjen, energjinë, shëndetin, turizmin, ujin, arsimin dhe sistemet e tjera me këtë sfidë shumëdimensionale, e cila duhet të përfshijë, gjithashtu, gratë, fëmijët dhe të rinjtë. I mbështetëm deklaratat për veprim të përparuar në fushën e turizmit dhe ujit për aksion klimatik. Gjithashtu emërova ekspert për ndryshimet klimatike në Këshillin tonë të Sigurisë Kombëtare dhe iu bashkuam Grupit të Miqve për Klimën dhe Sigurinë.

Qëllimi ynë është ta përshpejtojmë tranzicionin drejt një ekonomie me përdorim të ulët të karbonit, në të gjithë sektorët, duke përfshirë energjinë, transportin, industrinë dhe bujqësinë. Që ta arrijmë rritjen e gjelbër, do të investojmë në vende pune të gjelbra dhe do të rikualifikojmë punëtorët nga prodhimi i energjisë me bazë karboni. Tranzicioni i qëndrueshëm i energjisë duhet të jetë i drejtë nga ana ekologjike dhe sociale. Me miratimin e Ligjit për aksion klimatik do të vendosim kornizë ligjore për monitorimin, raportimin, verifikimin dhe akreditimin. Në të njëjtën kohë do të miratojmë ligj të rishikuar për Energjinë dhe ligj të ri për burimet e rinovueshme.

Këto ligje mbështesin zbatimin e klasterin sfidues “Agjenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme” në negociatat e anëtarësimit në BE, për të cilin nevojiten 3.1 miliardë euro për energjinë e rinovueshme dhe efikasitetin energjetik.  Plani ekonomik dhe investues dhe Agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor sigurojnë financim për këtë. Pa marrë parasysh progresin në procesin e anëtarësimit në BE, vendet duhet të kenë qasje të vazhdueshme në fondet eaksionit klimatik përpara anëtarësimit.

Të nderuar shkëlqesi,

Ne kemi nevojë për marrëveshje paqeje, marrëveshje natyrore, siç do të thoshte Mishel Seres, që të mos e trajtojmë natyrën si kundërshtar dhe të fillojmë ta trajtojmë atë si partner. Marrëveshja e Parisit, qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm janë baza e asaj marrëveshjeje paqeje, e asaj marrëveshjeje natyrore. Le t’i zbatojmë ato në përputhje me parimin pacta sunt servanda.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....