Siljanovska Davkova në Samitin e Paqes: Kompromiset me të drejtën dhe parimet ndërkombëtare mund të komprometojnë paqen evropiane dhe botërore

16 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mbajti fjalim në seancën plenare të Samitit të Paqes në Ukrainë, që po mbahet këtë fundjavë në Burgenstock në liqenin e Luzernit në Zvicër.

Në fjalimin e saj, presidentja vlerësoi se lufta aktuale në Ukrainë na prek të gjithëve, vendi është i ekspozuar ndaj vuajtjeve dhe shkatërrimeve të mëdha njerëzore, arkitektura e sigurisë së Evropës është nën kërcënim, dhe në nivel global, jetët e miliona njerëzve janë prekur nga pasojat e rënda ekonomike.

“Ne e dënojmë në mënyrën më të fortë të mundshme luftën e paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë dhe ne mbështesim Ukrainën në mënyrën më të mirë, edhe më shumë sesa lejojnë kapacitetet dhe burimet tona të kufizuara”, tha presidentja Siljanovska Davkova.

Vendi ynë, theksoi presidentja, iu bashkua Platformës së Krimesë dhe respektoi plotësisht Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, ndërsa Ukraina ishte prioriteti kryesor gjatë kryesimit maqedonas me OSBE-në në vitin 2023.

Në frontin humanitar, tha presidentja, ne iu bashkuam koalicionit ndërkombëtar për kthimin e fëmijëve ukrainas dhe siguruam mbështetje civile dhe ndihmë urgjente për Ukrainën dhe refugjatët ukrainas. Në mbështetje të aspiratave euroatlantike të Ukrainës, theksoi presidentja, ne dërguam pajisje ushtarake përmes Paketës gjithëpërfshirëse të ndihmës së NATO-s.

“Si një komb sovran, vetëm Ukraina mund të vendosë për të ardhmen e saj. Varet nga Ukraina se kur dhe si ta angazhojë Rusinë për një zgjidhje të mundshme të harmonizuar. Një paqe e drejtë duhet të jetë e rrënjosur në parimet e Kartës së OKB-së për sovranitetin dhe integritetin territorial. Përpjekja e Rusisë për të marrë territor me forcë është një shkelje flagrante e këtyre parimeve bazë. Kur precedentët e rrezikshëm nuk kundërshtohen, ato mund të kthehen në praktika të toleruara. Kompromiset me të drejtën dhe parimet ndërkombëtare mund të komprometojnë paqen dhe sigurinë evropiane, madje edhe botërore. E vetmja mënyrë për të shmangur këtë është respektimi i Kartës së OKB-së dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, pa përjashtim”, tha presidentja Siljanovska Davkova, duke theksuar se përmbajtja nga përdorimi i forcës, respektimi i sovranitetit, integritetit territorial dhe paprekshmërisë së kufijve, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore janë parime të qëndrueshme që nuk mund të negociohen.

Në fjalimin e saj, presidentja Siljanovska Davkova tha se ndërsa korniza për një marrëveshje të ardhshme të paqes është duke u zhvilluar, ne do të vazhdojmë të mbështesim një Ukrainë të lirë, të pavarur, demokratike dhe sovrane.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....