Siljanovska Davkova në takim me Rashid bin Said Al-Hajarin, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shtetit të Katarit

29 Korrik 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti në takim sot Rashid bin Said Al-Hajarin, i ngarkuari me punë në ambasadën e shtetit të Katarit në Shkup.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me ç’rast Presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmëri dhe hapje për përforcimin dhe promovimin e marrëdhënieve. Sipas saj, uniteti i shteteve të vogla dhe të mesme mund të paraqet faktor i rëndësishëm në krijimin e politikës globale.

Shënimi i tri dekadave të marrëdhënieve diplomatike në vitin e ardhshëm, sipas Presidentes Siljanovska Davkova, paraqet mundësi e mirë për të intensifikuar kontaktet në nivelin më të lartë politik, me ndikim pozitiv të pritur në zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e energjetikës, ndërtimtarisë, bujqësisë, arsimit, kulturës, shkencës dhe turizmit.

 

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi interesin për promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe tregoi mundësinë për investime të drejtpërdrejta nga Katari. Ajo shprehu pritjen lidhur me përfshirjen tonë në projektin për eksportin e gazit natyror nga Katari, si dhe për rivendosjen e një linje ajrore të drejtpërdrejtë Shkup-Doha.

Gjithashtu. bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi situatën në Lindjen e Mesme, duke theksuar rolin e rëndësishëm që e ka Katari në përpjekjet për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon.

Presidentes Siljanovska Davkova iu dorëzua një ftesë nga Lartësia e Tij Sheiku Tamim Bin Hamad Al-Thani, Emiri i Shtetit të Katarit, për të marrë pjesë në Samitin e Dytë Botëror për Zhvillimin Social që do të mbahet në Doha në muajin nëntor, platformë kyçe për dialog global dhe bashkëpunim për përparimin social në një kohë të pabarazive në rritje, ndryshimeve demografike dhe transformimit të shpejtë teknologjik.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...