Siljanovska-Davkova në takimin me Karen Pirs: Nevojiten zgjidhje dhe garanci krijuese për integrimin evropian të Maqedonisë

14 Maj 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti sot Karen Pirs, të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, vizitën e së cilës e vlerësoi si një tregues të qartë të interesit dhe angazhimit britanik ndaj Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, vlerësimi i progresit duhet të jetë meritokratik, me fokus në përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit. Ajo vuri në dukje destruktimin e bilateralizimit të procesit të negociatave nën kërcënimin me veto.

Ajo informoi për ngopjen dhe lodhjen e qytetarëve maqedonas nga precedentët e shumtë, bllokadat dhe standardet e dyfishta. Për të mohimi i identitetit kombëtar dhe kulturor, si dhe mosrespektimi i dinjitetit dhe integritetit të qytetarëve maqedonas është në kundërshtim me vlerat dhe parimet themelore evropiane.

Presidenjai sheh një mënyrë të mundshme për të kapërcyer bllokadën në një interpretim krijues të Kornizës Negociuese dhe juridiksionit të Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore.

Përfaqësuesja speciale Karen Pirs shprehu mirëkuptim për nevojën e kapërcimit të bllokadës së integrimit evropian të Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit e vlerësuan bashkëpunimin britaniko-maqedonas si të suksesshëm, duke shprehur gatishmëri për thellimin dhe zgjerimin e tij.

Të dyja presin përfitime të rëndësishme për rajonin nga Samiti i ardhshëm i procesit të Berlinit në Londër.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit