Siljanovska-Davkova nga Forumi i Astanës: Kemi nevojë për një botë që i zgjidh problemet me parime, jo me forcë

29 Maj 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti fjalim në hapjen e Forumit Ndërkombëtar Astana 2025, që sot dhe nesër po zhvillohet në kryeqytetin e Republikës së Kazakistanit, me temë “Lidhja e mendjeve, krijimi i së ardhmes”.

 

 

 

Sesioni u hap nga presidenti i Republikës së Kazakistanit, Kasim Zhomart Tokajev, ndërsa ndër folësit kryesorë kanë qenë edhe presidenti i Republikës së Ruandës, Pol Kagame, ish-Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe kryetari aktual i Parlamentit dhe kryetari i Këshillit të Institutit për Rritjen e Gjelbër Globale, Ban Ki Mun, drejtori i përgjithshëm i FAO-së, Ku Dongju dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit Europian, Alen Berse.

Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se trazirat aktuale gjeopolitike dhe gjeoekonomike, si dhe krizat e shumta krijojnë ndryshime të thella tektonike që i minojnë parimet të cilat kanë krijuar qeverisjen globale 80 vite më parë.

Duke theksuar se në vend që të mobilizojmë përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve urgjente, siç është paqja dhe siguria, ndryshimet klimatike, transformimi digjital dhe pabarazitë në rritje, Presidentja Siljanovska Davkova potencoi se, duket se bëjmë një hap prapa drejt një rendi më të vjetër botëror, atë të Makiavelit, Hobsit dhe Klauzevicit, ku rregullat zëvendësohen me forcë.

Presidentja Siljanovska Davkova potencoi se, si presidente e një vendi të vogël europian, beson fuqimisht se fuqitë e vogla, së bashku me ato të mëdha, duhet të bëhen mbështetësit më të mëdhenj të multikulturalizmit efektiv me Kombet e Bashkuara në qendrën e tij.

Sipas Presidentes Siljanovska Davkova, kjo kërkon reforma thelbësore – Këshilli i Sigurisë të zgjerohet, riformohet dhe demokratizohet me qëllim që të bëhet më i përgjegjshëm dhe llogaridhënës në mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, Asambleja e Përgjithshme ta marrë vendin e vetë të merituar si organi kryesor jo vetëm për debate, por edhe për krijimin e politikave, ndërsa vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të bëhen të detyrueshme për të gjithë.

Tetëdhjetë vjet pas themelimit të saj, ajo konsideron se jemi gati për një grua si Sekretare e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – sepse në një botë të dominuar nga burra të fortë me armë, na nevojiten gra të forta me mençuri.

Kombet e vogla dhe të mesme, të lira nga ambiciet hegjemoniste, vlerësoi presidentja, mund të ofrojnë udhëzimet morale dhe udhëheqjen inovative të nevojshme për rivitalizimin e multilateralizmit, ndërsa kjo mund ta arrihet me krijimin e urave, duke filluar nga rajonet tona.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...