Siljanovska Davkova pranoi Raportin e Progresit 2025 të KE-së

4 Nëntor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti në takim Shefin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Ambasadorin Michalis Rokas, i cili ia dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Europian për vitin 2025.

Ambasadori Rokas vuri në dukje problemet kryesore me të cilat përballemi, si dhe ndryshimet e pritura.

Bashkëbiseduesit kanë konstatuar mungesën e progresit në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe në gjyqësor, duke theksuar nevojën për përpjekje maksimale sa i përket reformave në këto fusha.

Në këtë takim u përshëndetën rezultatet pozitive në kuadër të Planit të Rritjes, reformës së administratës publike, si dhe sukseset në Klasterët 3, 4, 5 dhe 6.

Presidenta Siljanovska Davkova ka pasur vërejtje lidhur me disa prej konstatimeve në Raport që i referohen Grupit 1. Ajo gjithashtu theksoi nevojën që evaluimi të bazohet në Kriteret e Kopenhagës dhe jo mbi kushtet politike me të cilat përballemi për dy dekada.

Për ambasadorin Rokas, momenti aktual është më i miri për hapa të guximshëm dhe vendimtarë lidhur me reformat, për shkak të vullnetit të shprehur hapur të udhëheqësve të BE-së për të mbështetur dhe ndihmuar integrimin europian të Maqedonisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...