Siljanovska-Davkova priti në takim delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë

22 Maj 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot realizoi një takim me delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë, të udhëhequr nga kryetari i Gjykatës, Mirosllav Sheparoviq, i shoqëruar nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Darko Kostadinovski.

Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se kjo vizitë, që zhvillohet pas një pauze dy dekadëshe, ripërtërin bashkëpunimin e ndërsjellë që duhet të vazhdojë, të intensifikohet dhe të thellohet, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe të mësuarit nga njëri-tjetri.

Si profesoreshë e së drejtës kushtetuese, Presidentja Siljanovska-Davkova potencoi dhe shpjegoi vërejtjet dhe mangësitë e zgjidhjeve tona kushtetuese për Gjykatën Kushtetuese, duke i krahasuar me ato për Gjykatën Kushtetuese të Kroacisë. Ajo ka shprehur përpjekje për kompetenca më të gjëra në mbrojtjen e lirive dhe të tjerave të njeriut, zgjedhjet dhe referendumin, si dhe për rishikim të disa prej tyre, si dhe për specifikim dhe shtrëngim të kushteve për fitimin e statusit të gjyqtarit kushtetues.

Presidentja potencoi se Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë si pushtet i katërt, përkatësisht ndërmjetësuesi midis tri pushteteve.

Në këtë takim u diskutua edhe për përvojën kroate me Ligjin Kushtetues për Gjykatën Kushtetuese, si dhe për problemet lidhur me mungesën e rregullimit ligjor të çështjeve kushtetuese në vendin tonë.

Gjyqtarët kushtetues kroatë kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të integrimit europian të Maqedonisë, duke potencuar përfitimet nga anëtarësimi si për anëtarët, ashku edhe për BE-në.

Duke falënderuar për mbështetjen, Presidentja Siljanovska-Davkova potencoi se përvojat kroate nga procesi i integrimit europian mund të jenë të vlefshme për vendin tonë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...