Siljanovska Davkova priti në takim përfaqësues të DBM-së dhe studentë nga programi “Lindur në Maqedoni”

9 Korrik 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Kryetarin e Bordit të Diasporës së Bashkuar Maqedonase (DBM), Arxhi Belio, si dhe përfaqësuesit e kësaj organizate Gordan Jordanov, Filip Jotevski, Mara Kuhn dhe Emily Abramzik.

PResidentja Siljanovska Davkova u informua rreth aktiviteteve të DBM-së që po zbatohen lidhur me përforcimin e lidhjeve kulturore, ekonomike dhe arsimore midis diasporës dhe vendit të origjinës. Ata prezantuan platformën për ndarjen e përvojave, rrjetëzimin dhe rritjen e mundësive të tyre të punësimit përmes kompanive maqedonase.

Gjithashtu, Presidentja Siljanovska Davkova potencoi se vlerëson angazhimin e BDD-së për ruajtjen dhe promovimin e identitetit dhe kulturës maqedonase në mbarë botën, duke vlerësuar se aktivitetet e tyre japin një kontribut të rëndësishëm në lidhjen e diasporës maqedonase dhe kanë rëndësi të përhershme në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore maqedonase.

Pas takimit, Preseidntja Siljanovska Davkova priti studentët nga programi “Lindur në Maqedoni – Birthright Macedonia”, i cili këtë vit zbatohet për herë të nëntë nga DBM-ja në partneritet me Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar – MCIC.

Studentët informuan për qëndrimin e tyre në vend, si dhe për praktikat e tyre në kompanitë, ku i përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre akademike. Ata besojnë se programi jo vetëm që u mundëson atyre zhvillim profesional, por paraqet edhe mënyrë e shkëlqyer që ata të lidhen dhe të kuptojnë më mirë pasurinë kulturore dhe shpirtërore të atdheut të paraardhësve të tyre.

Presidentja Siljanovska Davkova u uroi atyre qëndrim të suksesshëm në vend, duke shprehur shpresën se me entuziazmin e tyre për t’u lidhur me rrënjët e tyre, ata do të frymëzojnë gjeneratat e ardhshme nga diaspora për ta njohur shtetin maqedonas.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...