Siljanovska Davkova priti në takim përfaqësues të OJQ-së amerikane “Data Foundation”

16 Korrik 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti në takim përfaqësues të organizatës joqeveritare amerikane “Data Foundation”, të udhëhequr nga presidenti i saj Jason Barnett.

Duke prezantuar Aleancën Globale si Treg i vetëm i të dhënave digjitale, të ftuarit e informuan Presidenten Siljanovska Davkova rreth iniciativës globale për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor, me qëllim të sigurimit të bashkëpunimit më të madh në këtë fushë. Sipas tyre, përmes platformës interoperabile të të dhënave, ato do të jenë në gjendje që të monitorojnë dhe të ndajnë të dhëna lidhur me konsumin e energjisë, ujin, emetimet e karbonit, në përputhje me rregulloret europiane.

Gjithashtu, ata e informuan Presidenten Siljanovska Davkova se kishin nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Qeverinë përmes Ministrisë së Energjetikës, duke theksuar se projekti është në lidhje të drejtpërdrejtë me përmbushjen e detyrimeve sipas kapitullit “Mjedisi Jetësor dhe Ndryshimet Klimatike”.

Presidentja Siljanovska Davkova e ka mbështetur këtë iniciativë dhe ka shprehur pikëpamjen e saj se një qasje dhe bashkëpunim rajonal mundësojnë rezultate më të mira në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Në takimin e sotëm morën pjesë edhe përfaqësues të sektorit të biznesit maqedonas, koordinatorë lokalë në Aleancën Globale për Treg të Vetëm të të Dhënave Digjitale, si dhe profesori universitar Ilija Rumenov, eksperti kryesor ligjor në këtë Aleancë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit