Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila po qëndron në vizitë të vendit.
Para së gjithash, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova shprehu mirënjohje për interesin dhe angazhimin në rritje të Bashkimit Europian ndaj rajonit, duke theksuar kontributin individual të Ursula von der Leyen në përshpejtimin e proceseve rajonale të integrimit europian.
Sipas Presidentes Siljanovska Davkova, edhe pse vendi ynë nuk është formalisht midis vendeve të Ballkanit Perëndimor me progresin më të madh, ai, përmes prizmit të dy elementëve më të rëndësishëm: gatishmëria teknike dhe përafrimi gjeopolitik me politikën e jashtme dhe të sigurisë eiropiane, meriton të jetë me ta, në vend që të qëndrojë në rrugën anësore.
Arsyeja e mungesës së Maqedonisë nga shoqëria e më të suksesshmeve, për të, është në dhënien e përparësisë mosmarrëveshjes së imponuar dypalëshe mbi kriteret e Kopenhagës?!
Presidentja Siljanovska Davkova shprehu bindjen e saj të fortë se garantimi i të njëjtave mundësi për ne si ato për Ukrainën dhe Moldavinë me siguri do të forcojë gatishmërinë tonë institucionale dhe do të rinovojë besimin dhe motivimin tonë për europianizim, gjë që do të përshpejtojë kursin e reformave.
Gjithashtu, Presidentja Siljanovska Davkova kujtoi nevojën e mbajtjes së një Konference Ndërqeveritare politike, në përputhje me metodologjinë dhe Kornizën e re Negociuese, si dhe një takimi të rregullt të Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të procesit të integrimit jetësor, i cili do të tregojë rezultate të dukshme për qytetarët e Maqedonisë.
Presidentja e Komisionit Europian theksoi se vendi ynë është në Union, i cili do të vazhdojë të na mbështesë në mënyrë gjithëpërfshirëse në rrugën e reformave, integrimit europian, duke i vlerësuar reformat deri më tani si mbresëlënëse.
Presidentja e KE-së, Von der Leyen, duke theksuar domosdoshmërinë e zhbllokimit të progresit tonë drejt BE-së, në frymën e vlerave europiane, shprehu bindjen e saj se mosmarrëveshja midise Maqedonisë dhe Bullgarisë mund të kapërcehet përmes takimeve dhe dialogut intensiv dhe gjithëpërfshirës, që duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur.






