Siljanovska Davkova: Vendi im, në botën gjithnjë dhe më të fragmentuar, mbetet i përkushtuar fuqishëm ndaj multilateralizmit, me OKB-në në qendër të tij

7 Prill 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova zhvilloi një takim me zëvendëssekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Amina  Xh. Mohamed, dhe iu drejtua koordinatorëve të përhershëm të OKB-së nga Evropa dhe Azia Qendrore.

Duke shprehur ngushëllime për tragjedinë në Koçan, Mohamed theksoi se nga kjo fatkeqësi, për fat të keq, të gjithë nxorëm një mësim të madh dhe kuptuan se diçka e tillë mund t’i ndodhë kujtdo. Sipas saj, vendimi më i mirë që ka marrë shteti është që një pjesë të madhe të të lënduarve ta dërgojë për trajtim jashtë shtetit. Me një humbje kaq të madhe, ajo theksoi, asnjë shtet nuk mund dhe nuk duhet ta përballojë vetë.

Duke folur mbi rolin e Kombeve të Bashkuara si një organizatë e krijuar që ta mbrojë paqen, bashkëbisedueset ranë dakord se pas tetë dekadash ekzistencë, është e domosdoshme që Organizata të reformohet në përputhje me sfidat bashkëkohore të paqes dhe demokracisë.

“Të ndërtojmë një udhëheqje të respektuar dhe frymëzuese, të fisnikërojmë realizmin e ashpër dhe forcën me idealizëm, me të drejtë, etikë dhe moral,” theksoi Presidentja.

Zëvendëssekretarja e përgjithshme tha se OKB-ja duhet të ruajë vlerat dhe parimet e saj dhe të jetë më e zëshme, duke u dëshmuar vendeve anëtare të tanishme dhe të ardhshme se anëtarësimi në OKB u sjell përfitime.

Duke iu referuar procesit të evrointegrimit tonë,  zëvendëssekretarja e përgjithshme theksoi se është e rëndësishme që OKB-ja të angazhohet për ne, si një shtet i vogël që padrejtësisht dhe për një kohë të gjatë po pret për anëtarësim në BE.

Para koordinatorëve të përhershëm të OKB-së nga Evropa dhe Azia Qendrore, Siljanovska Davkova theksoi se, edhe pse bota ka përjetuar një transformim të thellë gjeopolitik, ekonomik, ekologjik, demografik dhe teknologjik, kompetencat, strukturat dhe procedurat e Kombeve të Bashkuara kanë mbetur kryesisht të pandryshuara.

“Nevojiten reforma thelbësore që do t’i bëjnë Asamblenë e Përgjithshme dhe Këshillin e Sigurimit institucione më legjitime dhe më demokratike në përmbushjen e Kartës së OKB-së. Këshilli i Sigurimit nuk mund të zgjidhet, të ketë përbërje dhe të vendosë si në vitin 1945. Ai duhet të reformohet dhe të bëhet më përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.” Asambleja e Përgjithshme duhet ta tejkalojë rolin e saj vetëm si një rol debatues dhe të shndërrohet në një trup kyç në procesin e vendimmarrjes dhe krijimit të politikave. Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet të bëhen të detyrueshme për të gjitha shtetet”, tha ajo.

Për të, koordinatorët e OKB-së janë mbartës të ndërgjegjes globale, mbrojtës dhe luftëtarë për paqe, ndihmues të atyre që kanë më shumë nevojë, mbartës të shpresës në kohë dëshpërimi. Ajo u shprehu dhe u premtoi mbështetjen e saj, duke shtuar: “Si një njeri që ia ka kushtuar jetën e tij drejtësisë dhe ligjit, ende besoj në nevojën për multilateralizëm efektiv me një Organizatë të Kombeve të Bashkuara të fortë dhe të reformuar.” Presidentja, e theksoi, gjithashtu, përkushtimin tonë për integrimin e Qëllimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në strategjinë kombëtare, duke u fokusuar në veprimet për klimën, barazinë dhe sundimin e të drejtës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit