Presidentja Siljanovska Davkova u takua me drejtoreshën e Seminarit ndërkombëtar të gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase, në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup, Kristina Nikollovska.
Nikollovska fillimisht e informoi Presidenten për Shkollën e pestë dimërore të Seminarit ndërkombëtar për gjuhë, letërsi dhe kulturë maqedonase, të mbajtur para pak kohe, duke e vlerësuar si jashtëzakonisht të suksesshme, si dhe për përgatitjet për Shkollën e ardhshme verore, e cila tradicionalisht mbahet në Ohër.
Presidentja e përshëndeti formimin e Trupit koordinues për përgatitjen e programit për shënimin e 80-vjetorit të kodifikimit të gjuhës letrare maqedonase dhe kujtoi se sivjet bëhen 100 vjet nga botimi i Abetares greko-maqedonase ABECEDAR, abetarja për fëmijët maqedonas në Athinë, Greqi.
Në këtë takim u fol edhe për lektoratet dhe katedrat e gjuhës maqedonase. Profesoresha Nikollovska prezantoi listë të lektoratëve ekzistues, të atyre me traditë të gjatë, si dhe të atyre të sapohapur apo të rinovuar, numrin e studentëve në to, aktivitetet dhe projektet e realizuara, problemet dhe dilemat që janë shfaqur dhe mënyrat e mundshme për zgjidhjen e tyre.
Për të dyja, edhe pse Ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase është një kornizë solide ligjore për zhvillimin e lektorateve dhe katedrave, nevojitet një qasje strategjike në promovimin e gjuhës maqedonase dhe maqedonishtes, duke përfshirë mbështetjen e duhur financiare për të angazhuarit, e cila do të mundësojë interesim për përfshirjen jo vetëm të lektorëve, por edhe të profesorëve në procesin mësimor dhe arsimor.
Presidentja shprehu gadishmëri dhe mbështetje të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm në shpërhapjen e gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase.