Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti përfaqësuesit e IN “Vera e Ohrit”

4 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i mirëpriti drejtoreshën e IN “Vera e Ohrit”, Natasha Popoviq, përzgjedhëset Bisera Çadllovska dhe Sanja Arsovska, në prag të edicionit të 64-t të manifestimit maqedonas me renome ndërkombëtare të skenës muzikore “Vera e Ohrit”.

Në këtë takim, përfaqësuesit e institucionit nacional e njohën Presidenten Siljanovska Davkova me përgatitjet aktuale dhe me programin vjetor të festivalit, i cili pas themelimit në vitin 1961, mbahet në periudhën prej 12 korrikut deri më 20 gusht në Ohër.

Duke iu referuar kontributit dhjetëvjeçar në edukimin e artit si vlerë universale, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë që në frymën e traditës së krijuar do të jetë nikoqire e festivalit “Vera e Ohrit”. Në këtë drejtim, uroi realizim të suksesshëm të edicionit të sivjetshëm dhe e theksoi mbështetjen e saj në promovimin e festivalit dhe kulturës maqedonase në botë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...