Takimi me Masimiliano Paoluçi, drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe për Maqedoninë e Veriut

29 Maj 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe për Maqedoninë e Veriut.

Në këtë takim Presidentja shprehu falënderim për Bankën Botërore për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme në nxitjen e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Në atë kontekst, Presidentja Siljanovska Davkova i përgëzoi përpjekjet e deritanishme të Bankës Botërore në përmirësimin e klimës afariste, zmadhimin e punësimit dhe mbrojtjes sociale dhe promovimit të zhvillimit të gjelbër dhe të qëndrueshëm.

Në këtë takim u fol dhe u përshëndet Korniza e re e partneritetit me vendin tonë, si mundësi për përforcimin shtesë të bashkëpunimit me Bankën Botërore dhe për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Në bisedën me Paoluçin, Presidentja shprehu përgatitjen dhe mbështetjen për angazhime të mëtejshme të përbashkëta për ballafaqimin me sfidat aktuale ekonomike që janë të me rëndësi thelbësore, si dhe realizimin e iniciativave që çojnë në përforcimin e ekonomisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Në këtë drejtim, Presidentja theksoi përkushtimin e saj për përparimin e këtyre qëllimeve dhe për promovimin e interesave të vendit tonë nëpërmjet diplomacisë ekonomike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit