Takim i Presidentes Siljanovska Davkova me admiralin Stjuart Manç, komandant i Komandës së Përbashkët të NATO-s në Napoli

28 Mars 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mirëpriti delegacion nga Komanda e Përbashkët e NATO-s në Napoli, i udhëhequr nga admirali Stjuart Manç, i cili me kolegët e tij po qëndron në vendin tonë me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të shtetit tonë në NATO. Në këtë takim ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler.

Duke e theksuar mirënjohjen për praninë e tyre në këtë përvjetor të rëndësishëm për shtetin, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se nga dy synimet strategjike për të cilat ka pasur konsensus, e para – NATO-ja tashmë është realitet, kurse nuk sheh arsye pse e dyta – BE-ja të mos realizohet.

Edhe në këtë periudhë të vështirë dhe të trishtuar që po kalojnë qytetarët maqedonas, siç tha ajo, për ne ishte shumë e rëndësishme të dimë se nuk jemi vetëm dhe se miqtë tanë, midis tyre edhe NATO-ja, janë me ne edhe në momentet më të vështira.

Duke shprehur ngushëllime për humbjen e madhe në tragjedinë në Koçani, admirali Manç tha se shteti, por edhe të gjitha vendet e tjera që po ndihmojnë, e kanë njohur rëndësinë e një reagimi të shpejtë ndaj krizës.

Bashkëbiseduesit u angazhuan për bashkëpunim të mëtejshëm në kuadër të Aleancës, ku admirali Manç falënderoi për kontributin maqedonas në shumë misione paqeruajtëse, me të cilat ka fituar respekt të merituar.

Presidentja shprehu gatishmërinë që Armata maqedonase të vazhdojë të jetë pjesë e misioneve të NATO-s, për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë rajonale, por edhe globale.

Në këtë takim u diskutua edhe mbi gjendjen në Ballkan dhe të dyja palët u dakorduan se rajoni po vazhdon të përballohet me shumë sfida të sigurisë, veçanërisht të lidhura me kontekstin midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe situatën në Republikën Serbe, përkatësisht në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Duke theksuar se NATO-ja mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së rajonit, admirali Manç në fund theksoi se sfidat e sigurisë do të tejkalohen më lehtë nëse në zgjidhjen e tyre marrin pjesë së bashku Aleanca dhe Bashkimi Evropian.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Thirrje për akreditim të ekipeve të mediave

Thirrje për akreditim të ekipeve të mediave

Ju informojmë se më 7 maj 2025, të mërkurë, në vend, në vizitë zyrtare do të qëndrojë, Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq. Mediat e interesuara për ndjekjen e vizitës zyrtare, nevojitet që të akreditohen maksimum deri më5 maj 2025, e hënë, deri në...