Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin polak Krzysztof Grzelczyk

18 Qershor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova  e priti sot ambasadorin e Republikës së Polonisë, Krzysztof Grzelczyk.

Në takim u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale politike në të dyja vendet, sfidat aktuale dhe mundësitë për shfrytëzimin e potencialeve për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Në vitin kur shënohet tridhjetëvjetori i themelimit të marrëdhënieve diplomatike, ishte konstatim i dyanshëm se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivel të jashtëzakonshëm dhe ishte shprehur kënaqësia për dialogun e vazhdueshëm politik, bashkëpunimin në kuadër të institucioneve ndërkombëtare dhe partneriteti në Aleancën e NATO-s.

Presidentja e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga Polonia në realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në planin për integrim evropian dhe përmbushjen e agjendës reformuese.

Në këtë drejtim, presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit tonë të anëtarësimit në BE dhe shprehu pritjen që aktivizmi dhe mbështetja polake, bilaterale, si miq të Grupit për Zgjerim të BE-së dhe përmes Grupit të Vishegradit, do të vazhdojë me të njëjtin vrull në të ardhmen.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u takua me profesorin grek Yannis Armakolas

Siljanovska Davkova u takua me profesorin grek Yannis Armakolas

Presidentja Gordana SiljanovskaDavkova priti sot profesorin grek Yannis Armakolas, drejtor i Programit për Europën Juglindore në Fondacionin grek për politikë europiane dhe të jashtme (ELIAMEP) dhe i iniciativës " Тhink nea - Narrativa të reja për integrimin në BE"....