Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Denis Beqiroviq, kryesues i Presidencës së BeH

13 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot në Villa Vodno, në prag të Samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, realizoi një takim me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq.

Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe, për situatën aktuale dhe perspektivën evropiane të dy shteteve, si dhe për aspektet e sigurisë dhe politike në rajon.

Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan përkushtimin e tyre për integrim të plotë në Bashkimin Evropian dhe shprehën gatishmërinë për shkëmbim të përvojave, ndihmë reciproke dhe mbështetje në proceset reformuese.

Në takim u theksua rëndësia e promovimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të bashkëpunimit në iniciativat rajonale, me qëllim të intensifikimit të integrimeve evropiane dhe përballjes me sfidat në nivel rajonal.

Bashkëbiseduesit konfirmuan përkushtimin e ndërsjellë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe e theksuan nevojën për përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Të nderuar qytetarë, I nderuar Kryetar i Kuvendit, Z. Gashi, I nderuar Kryeministër, Z. Mickoski, Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, I nderuar Shef i Shtabit të...