Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me guvernatorin e Bankës Popullore, Sllaveski

9 Korrik 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e ka realizuar takimin e parë të punës me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në të cilin u bisedua për gjendjet aktuale ekonomike dhe monetare në vend, si dhe për rëndësinë e Bankës Qendrore si institucion i qëndrueshëm dhe I pavarur për zhvillimin ekonomik afatgjatë.

Presidentja Siljanovska Davkova ishte informuar për politikën monetare, stabilitetin e kursit të këmbimit, tendencat dhe gjendjet inflacioniste në sistemin bankar.

Ajo theksoi rëndësinë e promovimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit të politikave ekonomike, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit makroekonomik, nxitjes së investimeve dhe rritjes.

Guvernatori Sllaveski potencoi përcaktimin e Bankës Popullore për monitorim në mënyrë proaktive të zhvillimeve ekonomike globale dhe të brendshme dhe për të përshtatur politikat me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe besimit në sistemin financiar.

Në takim u konkludua se mirëmbajtja e politikave të qëndrueshme dhe të kujdesshme dhe dialogu konstruktiv mes institucioneve janë bazë për përparimin e mëtejshëm ekonomik të vendit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...