Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me kryetaren e KE-së, Llajen: Çelësi i zhvillimit tonë është tek integrimi në përputhje me Kriteret e Kopenhagës dhe parimit të meritave

24 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Llajen.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi procesin e integrimit evropian të vendit dhe perspektivat për përparimin, zbatimin e reformave dhe përfitimet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Duke e falënderuar për angazhimin dhe përkushtimin e saj personal në lidhje me zgjerimin, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se Plani i Rritjes është një mekanizëm i rëndësishëm me potencial të madh, i cili do të përshpejtojë reformat, do të kontribuojë në standardizimin, rritjen ekonomike dhe përparimin dhe do ta afrojë vendin me atë Bashkimin Evropian.

Presidenti theksoi se institucionet maqedonase në disa fusha janë të gatshme për integrim të përshpejtuar dhe përfshirje në shumë iniciativa dhe rrjete të BE-së dhe shprehu pritjen që procesi integrues të zhvillohet në bazë të parimit të meritës dhe kritereve të Kopenhagës, duke theksuar se ato janë çelësi i zhvillimit tonë.

Duke e theksuar rëndësinë e ruajtjes së kredibilitetit në Bashkimin Evropian në lidhje me politikën e zgjerimit, Presidentja e theksoi nevojën e rritjes së mbështetjes nga institucionet evropiane për tejkalimin e sfidave bilaterale dhe përshpejtimin e integrimit evropian.

Presidentja shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mëtejshëm të dialogut dhe e theksoi rëndësinë e qasjes së re të integrimit gradual, me faza për të vazhduar paralelisht me procesin e anëtarësimit.

Në kontekst të zhvillimeve rajonale, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se progresi i arritur nga secili vend kandidat nga Ballkani Perëndimor ka ndikim pozitiv mbi dinamikën rajonale të anëtarësimit në BE dhe i theksoi përkushtimin e saj për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm rajonal në interes të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të përbashkët.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...