Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Marko Gjuriq

13 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Marko Gjuriq, i cili do të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy shteteve, të cilat karakterizohen nga miqësia tradicionale dhe u shpreh gatishmëria për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit gjithëpërfshirës në fushat me interes të përbashkët.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për zhvillimet politike në të dyja vendet, situatën aktuale në rajon dhe perspektivën evropiane.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të forcuar në nivel bilateral dhe në kuadër të iniciativave rajonale, që është në interes të stabilitetit, prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik të rajonit dhe në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Në takim ishte theksuar nevoja e shfrytëzimit të potencialit për zhvillim në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, investimeve, infrastrukturës dhe lidhjes energjetike mes dy vendeve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...