Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Presidentin Bajram Begaj

8 Tetor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në Tivat, Mali i Zi ku po marrin pjesë në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo Brioni.

Në këtë takim u shpreh kënaqësia për dialogun aktual politik midis dy vendeve, si dhe për përfshirjen bilaterale në iniciativa të ndryshme rajonale dhe multilaterale që ndihmojnë në arritjen e qëllimit të përbashkët – përforcimin e lidhjeve rajonale, ndërtimin e një të ardhmeje me prosperitet për qytetarët dhe përparimin e vizionit për një rajon të ndërlidhur.

Presidentja Siljanovska Davkova e uroi Presidentin shqiptar për hapjen e suksesshme të Klasterit 1 në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe vlerësoi se është një arritje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin dhe se progresi i arritur nga secilido vend kandidat nga Ballkani Perëndimor ndikon pozitivisht mbi dinamikën e përbashkët rajonale.

Në këtë kontekst, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se mbetemi fuqishëm të përkushtuar në rrugën tonë drejt BE-së dhe vazhdojmë t’i zbatojmë reformat e nevojshme, duke punuar, njëkohësisht, në mënyrë aktive me partnerët tanë të BE-së për të siguruar një aranzhim të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm për të lëvizur procesin përpara.

Bashkëbiseduesit e theksuan edhe bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të NATO-s, ku të dyja vendet koordinohen rregullisht dhe veprojnë së bashku për çështjet me interes të përbashkët, si dhe theksuan se partneriteti në NATO është aspekt kyç i sigurisë së përbashkët.

Në këtë takim u diskutua edhe për të drejtat e pakicave në të dyja vendet.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për formimin e Këshillit të të rinjve, si trup i përkohshëm pune i cili do të shqyrtojë dhe analizojë çështje lidhur me të rinjtë, politikat dhe iniciativat rinore të cilat dalin nga nevojat e të rinjve me qëllim të...