Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Presidentin bullgar Radev

4 Prill 2025 | Kumtesat

Sot, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në margjinat e “Akaba procesit Ballkan III”, u takua me Presidentin Bullgar, Rumen Radev.

Ajo, edhe një herë, i shprehu atij dhe qytetarëve bullgarë një falënderim të thellë për solidaritetin e treguar nëpërmjet kujdesit spitalor të pakursyer ndaj të lënduarve në zjarrin tragjik në Koçan, duke manifestuar miqësi të sinqertë, kujdes fqinjësor dhe humanizëm në një nga ngjarjet më tragjike maqedonase të kohëve të fundit.

Të dy u dakorduan se komunikimi më i shpeshtë midis politikanëve bullgarë dhe maqedonas, por edhe ndërmjet shkencëtarëve, nxënësve, studentëve, profesorëve, punonjësve të kulturës, gazetarëve dhe kategorive të tjera të shoqërisë, do ta thellojë dhe do ta përforcojë besimin e ndërsjellë, do t’i rrëzojë paragjykimet dhe do të sjellë përfitime të shumëfishta për qytetarët.

Edhe përkrah dallimeve në përcaktimin e zgjidhjeve të mundshme për bllokadën tonë eurointegruese, përfunduan se do të vazhdojnë të diskutojnë me vullnet të mirë, të vendosur që ta tejkalojnë problemin.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...