Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me zëvendësdrejtoreshën e përgjithshme të UNICEF-it, Kiti van der Hejden

13 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në suazat e pjesëmarrjes në Samitin për ndryshimet klimatike (KOP29) në Baku, u takua me zëvendësdrejtoreshën e përgjithshme të UNICEF-it, Kiti van der Hejden.

Në këtë takim u shpreh kënaqësia nga bashkëpunimi i vazhdueshëm i frytshëm në disa fusha kyçe që kanë të bëjnë me mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në shoqërinë maqedonase, me fokus të veçantë në barazinë, gjithëpërfshirjen, përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Në kontekst të ndryshimeve klimatike dhe ndikimit të tyre mbi jetën e fëmijëve, Presidentja Siljanovska Davkova dhe zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e  UNICEF-it, Van der Hejden, e theksuan rëndësinë e politikave që synojnë promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe iniciativave të gjelbra për mbrojtjen e mjedisit. Në këtë drejtim, u theksua nevoja që shteti ynë ta përfshijë çështjen e fëmijëve në Parashtresën e tretë kombëtare për aksion klimatik, me qëllim që të krijohen mekanizma sistematikë për mbrojtjen e tyre nga ndryshimet klimatike.

Presidentja Siljanovska Davkova e rikonfirmoi gatishmërinë e institucioneve maqedonase për bashkëpunim të mëtejshëm me UNICEF-in, në drejtim të krijimit të kushteve që çdo fëmijë të ketë shanse dhe mundësi të barabarta për të shfrytëzuar potencialin e vet, qasje në arsim cilësor, kujdes shëndetësor dhe mbrojtje.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...