Takimi me përfaqësuesit e NDI-së dhe pjesëmarrësit në Trajnimin për lidership rinor dhe në Samitin për politika

15 Korrik 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Siljanovska Davkova sot i mirëpriti përfaqësuesit e Institutit nacional demokratik (NDI) dhe pjesëmarrësit në Trajnimin për lidership rinor dhe në Samitin për politika organizuar nga ky institut.

Në këtë takim përfaqësuesit e Institutit nacional demokratik e informuan Presidenten mbi aktivitetet e tyre aktuale në drejtim të mbështetjes dhe përforcimit të institucioneve dhe proceseve demokratike në vend, si dhe e njohën me konceptin e programit dhe aktivitetet e planifikuara në kuadër të Trajnimit për lidership rinor dhe Samitit të politikave që mbahet nga 15 deri më 17 korrik në Shkup.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë e saj për bashkëpunimin afatgjatë të suksesshëm të NDI-së me institucionet maqedonase, i cili përbëhet nga një numër i madh iniciativash dhe aktivitetesh, ndërsa organizatorëve dhe pjesëmarrësve u uroi realizim të suksesshëm të Trajnimit për lidership rinor dhe të Samitit për politika.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...