Takimi Siljanovska Davkova – Tokajev në Astanë, është treguar gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme me Kazakistanin

28 Maj 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me Presidentin e Republikës së Kazakistanit, Kasim Zhomart Tokajev në rezidencën “Akorda” në Astanë, ku u bisedua për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve ndër vendeve që janë kooperative dhe miqësore.

Duke i potencuar mundësitë e investimit që ofron vendi dhe rëndësinë e botës multipolare, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi gatishmërinë e palës maqedonase për zhvillimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Ajo bëri thirrje për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar, i cili është relativisht i vogël, me një deficit në anën maqedonase. Ashtu siç Kazakistani është ura lidhëse midis Azisë dhe Europës, edhe ne mund të bëhemi ura lidhëse me Europën Qendrore dhe Lindore për shkak të pozicionit tonë, theksoi Presidentja Siljanovska Davkova pas takimit.

Mikpritësi, Presidenti Tokajev, theksoi se Kazakistani është i interesuar në zhvillimin e partneriteti gjithëpërfshirës me vendin tonë dhe tha: “ne e konsiderojmë vendin tuaj si partner të besueshëm në Gadishullin Ballkanik”.

Ai potencoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjes së tregtisë përmes hapave konkretë, siç janë takimet e drejtpërdrejta midis kompanive nga të dy vendet dhe krijimi i Këshillit Ekonomik Kazakistan-Maqedoni.

Presidentja Siljanovska Davkova përshëndeti bashkëpunimin e suksesshëm të Kazakistanit me Bashkimin Europian, i cili është në krye të listës së partnerëve të tij tregtarë, veçanërisht duke marrë parasysh aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim të plotë në familjen europiane.

Ajo potencoi se në mjedisin e sotëm kompleks gjeopolitik, integrimi i rajonit tonë në BE ka rëndësi kryesore në sigurimin e së ardhmes paqësore dhe të sigurt. Presidentja potencoi se me rëndësi është që Ballkani Perëndimor të ketë perspektivë të qartë lidhur me anëtarësimin në BE, jo vetëm për mirëqenien dhe progresin tonë, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë më të gjerë të Europës.

Në kontekst të përvjetorit të rëndësishëm – 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu interes për shkëmbimin e vizitave zyrtare në nivelin më të lartë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska-Davkova në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

Siljanovska-Davkova në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nga sot gjendet në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit, ku nesër, të mërkurën, më 28 maj, do të takohet me Presidentin Kasim Zhomart Tokajev dhe do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar Astana 2025. Të enjten, më 29 maj,...

Intervistë për Radion Europa e Lirë

Intervistë për Radion Europa e Lirë

Të nderuar, mirëdita. Mysafire në intervistën javore është Presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Në fakt, ne kemi ardhur te ju, ne jemi mysafirë. - Mirë se vini. Le të fillojmë menjëherë. Kompetencat e presidentit janë në kuadër të politikës së jashtme, sigurisë...