Siljanovska Davkova priti në takim muzikantët e njohur Garabet, Diran dhe Garo Tavitjan

12 Janar 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot në takim muzikantët e njohur Garabet, Diran dhe Garo Tavitjan.

Duke iu referuar krijimtarisë së pasur muzikore që kanë pas vetes, ata ndanë me presidenten iniciativën për projektin “7/8 – Ritmika maqedonase”, qëllimi i së cilës është ruajtja, afirmimi dhe promovimi ndërkombëtar i një prej shtyllave më të vlefshme të identitetit maqedonas – ritmika muzikore maqedonase.

Për ta, ritmet specifike të çuditshme, veçanërisht shtatë të tetat, por edhe 9/8, 11/8, janë një shenjë njohjeje të popullit maqedonas dhe maqedonasve dhe ata duhet të mbrohen në mënyrë të përshtatshme.

Presidentja Siljanovska Davkova ndan mendimin e trios muzikore mbi nevojën për të vlerësuar dhe mbrojtur trashëgiminë autentike maqedonase, duke theksuar se melosi maqedonas është provë e padiskutueshme e veçantisë sonë.

Duke shprehur respekt të veçantë për projektin në fjalë, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur ide dhe iniciativa me interes kulturor dhe kombëtar.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Intervistë e Vitit të Ri për gazetën “Nova Makedonija”

Intervistë e Vitit të Ri për gazetën “Nova Makedonija”

Maqedonia preferon multilateralizmin, që kërkon zgjidhje institucionale të problemeve, në përputhje me dokumentet dhe rregullat ndërkombëtare Me Presidenten Siljanovska Davkova, në një atmosferë të këndshme në zyrën presidenciale në "Vila Vodno", diskutuam për sfidat...