Presidentja Siljanovska Davkova mbajti fjalim në hapjen e “Panairit të 8-të të tekstilit” të sivjetshëm në Shtip

4 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Shtip mori pjesë dhe mbajti fjalim në hapjen e “Panairit të 8-të të tekstilit” të sivjetshëm që organizohet nga Shoqata e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve “Tekstilisti i zëshëm”.

Presidentja Siljanovska Davkova në fjalën e saj shprehu kënaqësinë që është pjesë e panairit të tetë të tekstilit dhe theksoi se në shtatë edicionet e kaluara panairi i tekstilit në mënyrë kreative ka treguar se mund të veprohet në mënyrë aktive, gjegjësisht mund të stimulohet pjesëmarrja e qytetarëve.

“Duke vënë theksin tek punëtorët dhe punëtoret e tekstilit dhe përfshirja e tyre në procesin e vendimmarrjes, Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Punës “Tekstilisti i zëshëm”, mendoj se jo vetëm nëpërmjet këtij manifestimi, por edhe nëpërmjet shumë projekteve dhe programeve, është ngritur në zërin e punëtorëve të tekstilit. Mendoj se është zë për jetë dinjitoze, zë për kushte dinjitoze të punës, zë për respektimin e të gjitha të drejtave për të cilat fola, zë për drejtësi dhe paanësi”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Presidentja iu referua shembujve të çnjerëzimit me të cilët përballohen punëtorët e tekstilit, si dhe për mosdëgjimin e zërit që tregon për padrejtësi të paprecedentë dhe tha se të gjitha dobësitë që si shtet dhe institucione shfaqim në shtypjen e dukurive negative, sidomos lidhur me këtë kategori punëtore duhen çrrënjosur, kurse si faktor kyç i përmendi sektorin qytetar, përkatësisht shoqatat.
“Ju rekomandoj që të vazhdoni të jeni rebelë të palëkundur, subversiv – fjala ime e preferuar. Subversiviteti ishte arsyeja pse hyra në politikë, për të arritur qëllimet tuaja, që të ndihmojmë në zgjidhjen e çështjeve të hidhura, që të nisni dialogun, që të ndërtoni partneritete”, tha Presidentja.

Presidentja Siljanovska Davkova, duke e theksuar karakterin ndërkombëtar të industrisë së tekstilit si hap të rëndësishëm, theksoi se forca e një shteti, apo forca e një shoqërie, nuk është vetëm në ekonomi, në standardin e jetesës dhe në zhvillimin teknologjik, por mbi të gjitha në kapitalin social.

“Nuk ka asgjë më të vlefshme se njeriu, në burimet njerëzore, në vlerat që ndajmë dhe me të cilat jetojmë. Prandaj unë dëshiroj ta ndërtojmë Maqedoninë si shtet të hapur social, pa dallim ideologjie dhe përkushtimi partiak”, tha Presidentja Siljanovska Davkova në fjalimin e saj në “Panairin e 8-të tekstilit” të sivjetmë.

Paraprakisht, në qendër të Shtipit, në kuadër të manifestimit, Presidentja Siljanovska Davkova mori pjesë në zbulimin e veprës artistike – shtatores me temë “Drejtime të ndryshme, i njëjti qëllim”, të punuar nga Nikolla Smilkov.

Tema e sivjetshme e “Panairit të 8-të tekstilit” është “Drejtime të ndryshme, i njëjti qëllim” dhe synon të nxjerrë në pah qasjet e ndryshme të ndërmarra nga shoqatat, sindikatat, institucionet dhe autoritetet në nivel lokal dhe kombëtar për të përmirësuar kushtet e punës dhe të drejtat e punëtorëve dhe punëtoreve, si dhe markat e modës me përgjegjësi shoqërore, kompanitë, punëdhënësit dhe organizatat që përpiqen të përmirësojnë proceset e punës dhe produktivitetin e punëtorëve dhe punëtoreve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....