Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti zëvendëskryetarin e TIKA-s, Mahmut Çevik

20 Dhjetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot e mirëpriti zëvendëskryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Mahmut Çevik.

Në këtë takim u bisedua mbi punën e agjencisë në shtetin tonë, ku Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen shumëvjeçare dhe për projektet e realizuara, si dhe për kontributin personal të zëvendëskryetarit Çevik në atë drejtim.

Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se Republika e Turqisë ka qenë mikja dhe aleati ynë besnik që nga ditët e para të pavarësisë, e cila na mbështet në të gjitha fushat, duke theksuar se midis dy vendeve tona ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale që shtrihen në të gjitha fushat.

Ndër projektet e rëndësishme të realizuara nga TIKA, Presidentja Siljanovska Davkova e vuri në dukje rinovimin e disa shkollave në vend, realizimin e programeve trajnuese për personelin mjekësor, pajisjen e disa klinikave dhe spitaleve me pajisje moderne mjekësore, si dhe realizimin e projekteve që synojnë rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe fëmijëve në jetën shoqërore.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e projekteve për aplikimin e teknikave moderne bujqësore dhe ndërmarrjen e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale, si dhe aktivitetet e Agjencisë në fushën e dialogut social dhe bashkëpunimit, organizimin e ngjarjeve kulturore për promovimin e dialogu ndërmjet grupeve etnike etj.

Këto aktivitete, sipas Presidentes Siljanovska Davkova, janë dëshmi konkrete e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.

Në këtë takim u bisedua edhe për planin e ardhme të kësaj Agjencie për realizimin e disa projekteve në vend.

Në këtë kontekst, Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi përkushtimin e saj për përforcimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...