Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin turk Fatih Ullusoj

5 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ullusoj.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, të cilat janë tradicionalisht miqësore, në frymën e partneritetit strategjik midis dy shteteve dhe aleancës në NATO.

Presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi për mbështetjen e përgjithshme që Turqia e jep që nga ditët e para të pavarësisë maqedonase dhe e theksoi përkushtimin e saj për të punuar në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. Në këtë kontekst, Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi nevojën për krijimin e kushteve të nevojshme për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve nga të dyja shtetet, me qëllim të rritjes së shkëmbimit tregtar.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi gjendjet aktuale në të dyja vendet, mbi ngjarjet e sigurisë dhe politike në rajon, si dhe mbi sfidat në lidhje me eurointegrimet maqedonase.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu pritjen se Turqia edhe në të ardhmen do të jetë partner konstruktiv dhe mbështetës i vendit tonë në planin bilateral dhe multilateral.

Në këtë takim u theksua edhe roli dhe kontributi i bashkësisë turke në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...