Siljanovska-Davkova i priti violinistin Xhek Libek dhe pianisten Katja Apekisheva

7 Gusht 2025 | Kumtesat

Presidentja, znj. Gordana Siljanovska-Davkova i priti artistët britanik, violinistin Xhek Libek dhe pianisten Katja Apekisheva, të cilët sonte do të performojnë në mbrëmjen britanike, në kuadër të edicionit të 65-të të Verës së Ohrit. Në takimin në vila ‘Biljana’ Ohër, të pranishëm ishin drejtori i festivalit, Gjorgji Cuckovski si dhe Kler Sirs, drejtoresha e Këshillit Britanik.

Duke theksuar që e kanë nderin për herë të parë ta vizitojnë Ohrin, artistët e informuan Presidenten për arsimimin e tyre muzikor, përshtypjet e deritanishme nga paraqitjet e tyre skenike nëpër gjithë botën, si dhe për projektet e tyre të ardhshme muzikore.

Katja Apekisheva, si soliste ka debutuar në moshën 12 vjeçare. Tani më ajo rregullisht luan pianon në festivale për muzikë dhome anembanë botës.

Xhek Libek është profesor i violinës në Akademinë Mbretërore për Muzikë në Londër, si dhe drejtor artistik i Festivalit Australian për Muzikë Dhome.

Siljanovska-Davkova e ritheksoi bindjen e saj që diplomacia kulturore çdoherë ndërton ura mes shteteve, kombeve dhe qytetarëve, ndërsa muzika është ambasadori më i fortë dhe më reprezentativ i një vendi.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për realizimin e programit të deritanishëm të Verës së Ohrit, që është pranuar shkëlqyeshëm nga publiku, siç theksoi drejtori Cuckovski.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërmjet vendit tonë dhe Britanisë së Madhe dhe të gjithë pohuan se ky bashkëpunim është thelluar gjatë muajve të fundit, me nënshkrimin e Marrëveshjes për Partneritet Strategjik.

Presidentja ka shprehur shpresë që titulli i koncertit të mbrëmjes së sotme “Romanca ende nuk ka vdekur” do të përcjellë një mesazh të fortë për përfundim të tragjedive me të cilat po përballemi në këto kohëra të trazuara të konflikteve të armatosura.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...