Urimi i Presidentes Siljanovska Davkova me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

22 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dërgoi urime me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Të nderur bashkëqytetarë shqiptarë,

22 nëntori është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, por edhe për shtetin maqedonas. Para 116 vjetësh në Manastir është unifikuar alfabeti i gjuhës shqipe, akt i cili e ka përforcuar vetëdijen gjuhësore të popullit shqiptar dhe krijoi themel për progresin e mëtejshëm kulturor dhe qytetar.

Unifikimi i alfabetit të shqipes nuk është vetëm akt i reformës gjuhësore por edhe simbol i synimit për emancipim dhe arsimim.

Gjuha krijon hapësirë për mirëkuptim, për bashkëpunim dhe për bashkim rreth vlerave të identiteti. Nëpërmjet saj, dallimet bëhen pasuri, kurse e ardhmja – mundësi për zhvillim individual dhe kolektiv.

Gjuha dhe kultura shqipe janë ngulitur në indin tonë social dhe hapin hapësira për mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëjetesë.

Respektimi i dallimeve gjuhësore na bën shoqëri demokratike shumëkulturore.

Ishim dhe mbetemi shembull i përkushtimit në ruajtjen dhe përparimin e shumëllojshmërisë etnike, gjuhësore, kulturore dhe fetare, duke mundësuar arsim në gjuhë amtare në të gjitha shkallët, si dhe shprehje të lirë dhe dinjitoze të kujtesës kolektive dhe shpirtërore.

Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

Gordana Siljanovska Davkova

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...