Urimi i Presidentes Siljanovska Davkova me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase

23 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ua uroi qytetarëve 23 Tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase

Të nderuar bashkëqytetarë,

Gëzuar 23 Tetorin, Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase.

Uroj që festën e sotme ta kaloni në paqe dhe harmoni, lumturi dhe gëzim, të relaksoheni në fitimet e luftës së vështirë për një shtet të pavarur, të lirë dhe demokratik maqedonas.

Ideja udhëheqëse e themeluesve të Organizatës Revolucionare Maqedonase, të cilët para 131 vitesh hapëruan në mënyrë vizionare në rrugën me gjemba drejt autonomisë politike, evoluoi dhe u mbindërtua ndër vite. Rezultati është shtet i pavarur maqedonas i vendosur para sfidave të reja.

Duke e festuar Ditën e Luftë Revolucionare Maqedonase të rikujtojmë të gjithë heronjtë e njohur dhe të panjohur dhe idealet, bindjet dhe sakrificat e tyre.  Sot, kur e jetojmë ëndrrën e tyre, të mos harrojmë se shtetësia është fituar me vështirësi, se nuk na është dhuruar dhe se duhet të mbrohet me instrumente demokratike, në vend të armëve, si dikur.

Prandaj, të kujdesemi për atdheun dhe ta ruajmë atë, sepse nuk kemi tjetër!
Të respektojmë njëri-tjetrin, sepse pa ne të gjithë, nuk ka shtet maqedonas.
T’ua lënë trashëgimtarëve tanë siç na i lanë revolucionarët maqedonas.

Gëzuar festën!

Gordana Siljanovska Davkova

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Vizita zyrtare e Presidentes së Indisë, Drupadi Murmu, ka filluar

Vizita zyrtare e Presidentes së Indisë, Drupadi Murmu, ka filluar

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në ceremoni solemne me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake priti sot Presidenten e parë të Republikës së Indisë, Drupadi Murmu që është në vizitë zyrtare të vendit. Takimi ballë për ballë u pasua pas takimit plenar të...