Urimi i Presidentes Siljanovska-Davkova me rastin e festës myslimane të Kurban Bajramit

6 Qershor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe myslimane Kurban Bajram, dërgoi urim për kreun e Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul-ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai dhe për të gjithë besimtarët e fesë islame.

I nderuar Reis ul-ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai,

Më lejoni juve personalisht, anëtarëve të Rijasetit, myftinjve, imamëve dhe të gjithë besimtarëve të fesë islame në shtetin tonë, t’ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe myslimane – Kurban Bajramit, dhe nga zemra t’ju uroj që ditët e festës t’i kaloni me shëndet të mirë, të mbushura me lumturi, gëzim dhe dashuri.

Si një festë e dhurimit dhe ndihmës, Kurban Bajrami e nxjerr në pah fisnikërinë e njeriut, duke na motivuar të kujdesemi për të gjithë anëtarët e komunitetit. Si shoqëri, gjithmonë jemi veçuar për solidaritetin, unitetin, respektin dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit – dhe këtë duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë më tej.

Jetojmë në kohë të ndërlikuara dhe dinamike, me ndryshime tektonike politike dhe ekonomike në nivel global, që kërkojnë mençuri, unitet, vullnet të fortë dhe këmbëngulje.

Të mbështetemi te njëri-tjetri, t’i zhvillojmë empatinë dhe solidaritetin dhe në mënyrë thelbësore të angazhohemi për mirëqenien e të gjithë bashkëqytetarëve tanë dhe për përparimin e atdheut tonë!“

Gëzuar Festën e Kurban Bajramit.

Gordana Siljanovska-Davkova

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...