Urimi i Presidentes Siljanovska-Davkova me rastin e festës myslimane të Kurban Bajramit

6 Qershor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe myslimane Kurban Bajram, dërgoi urim për kreun e Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul-ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai dhe për të gjithë besimtarët e fesë islame.

I nderuar Reis ul-ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai,

Më lejoni juve personalisht, anëtarëve të Rijasetit, myftinjve, imamëve dhe të gjithë besimtarëve të fesë islame në shtetin tonë, t’ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe myslimane – Kurban Bajramit, dhe nga zemra t’ju uroj që ditët e festës t’i kaloni me shëndet të mirë, të mbushura me lumturi, gëzim dhe dashuri.

Si një festë e dhurimit dhe ndihmës, Kurban Bajrami e nxjerr në pah fisnikërinë e njeriut, duke na motivuar të kujdesemi për të gjithë anëtarët e komunitetit. Si shoqëri, gjithmonë jemi veçuar për solidaritetin, unitetin, respektin dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit – dhe këtë duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë më tej.

Jetojmë në kohë të ndërlikuara dhe dinamike, me ndryshime tektonike politike dhe ekonomike në nivel global, që kërkojnë mençuri, unitet, vullnet të fortë dhe këmbëngulje.

Të mbështetemi te njëri-tjetri, t’i zhvillojmë empatinë dhe solidaritetin dhe në mënyrë thelbësore të angazhohemi për mirëqenien e të gjithë bashkëqytetarëve tanë dhe për përparimin e atdheut tonë!“

Gëzuar Festën e Kurban Bajramit.

Gordana Siljanovska-Davkova

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori pjesë sot në mbylljen e “Kampit të gjashtë të Ohrit për ekselencë të lartë teknologjike”, i cili mbahet nën patronazhin e saj dhe organizohet nga “Maqedonia 2025”.  Ajo vlerësoi se iniciativa të tilla jo vetëm që kontribuojnë në përvetësimin e njohurive dhe aftësive të avancuara në fushën e robotikës, programimit, inxhinierisë dhe inovacioneve, por edhe i përgatisin të rinjtë të bëhen aktorë aktivë në formësimin e së ardhmes, në vend të vëzhguesve pasivë të ndryshimeve. Sipas saj, është veçanërisht e rëndësishme që të rinjtë të mendojnë në mënyrë kritike, të krijojnë zgjidhje inovative dhe të përdorin teknologjitë moderne si mjet për përparim shoqëror, zhvillim të qëndrueshëm dhe cilësi më të mirë të jetesës.  Presidentja Siljanovska Davkova tha se talenti duhet të njihet, të ushqehet, të stimulohet dhe të shpërblehet, ndërsa të rinjtë duhet t’i “infektojnë” të tjerët përreth tyre me dashurinë për dijen dhe shkencën. Duke kujtuar robotin Proteus, i cili u kthye kundër krijuesit të tij, ajo theksoi se njerëzimi duhet të sillet me mençuri ndaj teknologjive të reja, sepse ato duhet të mbeten në shërbim të njeriut dhe jo të bëhen shkak për humbjen e dimensionit njerëzor.  Pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre nga kampi, duke theksuar se programi u mundësoi atyre të fitojnë njohuri dhe aftësi të reja, të punojnë në projekte inovative dhe të krijojnë miqësi me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme.  Ata prezantuan projektet e zhvilluara gjatë kampit, pas së cilës Presidentja Siljanovska Davkova, në cilësinë e saj si patrone, u ndau atyre çertifikata për përfundimin e programit me sukses.  Këtë vit, kampi në fjalë mblodhi së bashku 24 të rinj të moshës 11 deri 15 vjeçe nga diaspora maqedonase në SHBA, Maltë, Serbi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani dhe nga disa qytete të vendit.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në cilësinë e saj si patrone, shpalli të hapur sonte edicionin e 66-të të festivalit "Vera e Ohrit". Sipas saj, "Vera e Ohrit" simbolizon dhe shënon një kujtesë dhe histori të gjatë dhe të pasur, mision edukativ dhe ndriçues,...