Siljanovska Davkova priti në takim përfaqësues të bashkësisë vllahe

22 Maj 2025 | Kumtesat

Me rastin e 23 Majit, Ditës Kombëtare të vllahëve, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me delegacionin e Këshillit Organizativ për Ditën Kombëtare të vllahëve, të udhëhequr nga presidenti i tij, Sterjo Papuli.

Duke theksuar se jemi shteti i vetëm në rajon, por edhe në botë, në Kushtetutën e të cilit janë përfshirë vllahët dhe janë garantuar të drejtat e tyre, përfaqësuesit e bashkësisë vllahe konsiderojnë se bashkësia vllahe nuk është e rrezikuar në shoqëri, por shprehin shqetësim për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës vllahe.

Duke potencuar natyrën autoktone të vllahëve, Presidentja Siljanovska Davkova potencoi rolin e rëndësishëm të bashkësisë vllahe në krijimin dhe zhvillimit të shtetit maqedonas.

Presidentja shprehu mirëkuptim për përpjekjet e ruajtjes dhe promovimit të identitet vllah nëpër procesit arsimor dhe aktiviteteve kulturore, si dhe për mbështetjen e projektit për hapjen e Shtëpisë Vllahe, si vend për aktivitete të ndryshme në gjuhën vllahe.

Në këtë takim, përfaqësuesit e bashkësisë vllahe theksuar se do të vazhdojnë në mënyrë të përkushtuar të punojnë për zhvillimin e shoqërisë maqedonase si shoqëri multietnike.

Ata konsiderojnë se Kuvendi sa më shpejtë që të jetë e mundur duhet ta ratifikojë Konventën Europiane për gjuhët rajonale dhe të minoriteteve.

Sipas tyre, me Kodin Zgjedhor duhet të garantohet nga një ulëse në parlament për bashkësitë më të vogla etnike.

Gjithashtu, ata theksuan me krenari se në këtë vit shënohen 120 vjet nga njohja e të drejtave të vllahëve nga ana e Perandorisë Osmane, përkatësisht Mileti Vllah më datë 22 maj 1905.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...